Pages

Wednesday, March 13, 2013

Jupiteri,'engjelli' mbrojtes i Planetit Toke


Ditet e para te qershorit astronomët zbulojne një objekt misterioz qe goditi sipërfaqen e Jupiterit,ku shumë sugjeruan se perplasja u shkaktua nga nje asteroid natyrore.

Asteroid zhduket nga teleskopet vezhgues te shkencetareve.Ai futet ne atmosferen e gazte te Jupiterit me nje shpejtesi dhjete here me te madhe nga ajo e zakonshmja,dhe me nje drite shume te fuqishme.Fusha terheqse e Jupiterit eshte shume here me e fuqishme se ajo e planeteve tjere.

Me pas askush nuk e vuri re me kete asteroid.Ai tashti ka rene ne planetin Jupiter,ne truallin e saj te gazte.


Prej kohesh shkencetaret kane vene re se nje pjese e madhe e asteroideve dhe e kometave,qe sillen per rreth kozmosit dhe qe futen ne sistemin tone diellor,perfundojne te thithura nga Planeti Jupiter.Pikerisht per kete aftesi jupiteri eshte quajtur vakumi i Sistemit Diellor.

Planeti vetë ka një rrjet asteroidesh ne orbitën e tij gjigande qe tërhiqen nga gravitei i madh brendshëm.

Gjate studimt te planetit Jupiter shkencëtarët e kane vene gravitetin e tij te madh dhe herë pas here kane shtuar njohurite për kete fuqi misterioze te gravitetit.

Disa astronom mendojne se te gjithe objektet kozmike qe perthithen nga Jupiteri,coptohen ne pjeseza te vogla,dhe futen ne truallin e tij,kurse te tjere kundershtojne,se njohurite reale per fuqine gravitacionale te Jupiteri jane te vogla,keshtu qe nuk mund te japim versione per sjelljen e objekteve kozmike ne Jupiter.

Fakti qe reja e gazte qe mbeshtjell Jupiterin,nuk te lejon te depertosh me studime ne brendesi te tij,dime qe misteri Jupiter sot per sot,ka nje ndikim te fuqishem ne mbrojtjen e planetit tone nga ''bombardimet'' e objekteve kozmike.

Per kete fakt eshte quajtur dhe engjelli jone mbrojtes,ne saje te vakumit gravitacional,qe ai krijon ne thithjet e objekteve kozmike,me drejtim nga Toka.

No comments:

Post a Comment